Klinton nis turneun, viziton Azine

16/02/2009 08:55

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton fillon turneun e saj te pare jashte vendit, qe prej ardhjes ne detyre.

Tradita ka qene qe shefat e diplomacise amerikane i kane nisur misionet e tyre jashte vendit me udhetime ne Europe. Por Klinton eshte e para qe prej viteve ‘60, qe zgjedh te vizitoje se pari Azine. Per shtypin perendimor, mesazhi eshte se administrata e re kerkon t’i beje pershtypje Kines.

Klinton qendron ne Japoni fillimisht dhe me pas shkon ne Indonezi, Kore te Jugut dhe Kine. Clinton tha se shpresonte ta jepte qarte sinjalin se SHBA kishte nevoje per partnere te fore ne Paqesor ashtu si dhe ne Atlantik.

Bisedimet e saj me udheheqesit aziatike do te perqendrohen ne krizen globale financiare, ndryshimin e klimes, programin berthamor te Korese se Veriut dhe ceshtje te te drejtave te njeriut.

Top Channel