Sulm izraelit ne Gaza, nje i plagosur

14/02/2009 08:00

Izraelitet kane vazhduar sulmet ne veri te Rripit te Gazes.

Burime palestineze kane bere te ditur se objekt i sulmit eshte bere nje kamp refugjatesh ne Jabaliya, ndersa nje person eshte plagosur lehte. Ushtria izraelite ka konfirmuar se operacioni synonte goditjen e nje fabrike te prodhimit te armeve.

Reagimi izraelit erdhi pas leshimit te dy raketave ne territorin e tij, por qe nuk shkaktuan viktima.

Top Channel