Publikohet letra e mbretit Henri VIII

14/02/2009 10:25

Njihen historite e Henrit VIII, por nje leter e mbretit te Anglise derguar gruas se dyte te tij, Anne Boleyn, ka mbetur e fshehur per plot pese shekuj.

Ajo eshte gjetur tashme dhe do te ekspozohet ne librarine britanike ne Londer. Letra ishte ruajtur ne Vatikan dhe mendohet te jete shkruar ne 1528. Mbreti ben premtime dashurie, teksa shkruan se qe tani e tutje zemra e tij do t’i perkase vetem asaj dhe i kerkon falje per mendimin se ajo mund te mbetet vetem thjesht nje dashnore.

Ai kishte futur brenda nje zemre inicialet e emrit. Fatkeqesisht perkushtimi nuk zgjati dhe jeta perfundoi keq per Anne. Henry urdheroi qe asaj t’i pritej koka ne Kullen e Londres ne 1536 dhe u martua me nje tjeter grua. Letra e pabotuar me pare shenonte nje pike kthese ne marredheniet e tyre pasi mbreti tregonte qellimet e pandryshueshme per t’u martuar.

Anne Boleyn u be gruaja e dyte e mbretit qe pati 6 gra. Anne deri atehere kishte refuzuar marredheniet seksuale paramartesore.

Top Channel