Korce, Keshilli Bashkiak miraton buxhetin

13/02/2009 12:00

Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi sot paradite me unanimitet projektbuxhetin per vitin 2009.

Pas disa debatesh te gjithe keshilltaret e majte dhe te djathte e votuan pro kete buxhet te cilin vetem pak dite me pare e kishin kundershtuar.

Buxheti kishte deshtuar ne disa mbledhje radhazi per shkak te kundershtimit te keshilltareve te djathte, por edhe te nje pjese te keshilltareve te LSI-se.

Oponentet e buxhetit kishin kerkuar qe me pare te behej nje analize e shpenzimeve te kryera gjate vitit 2008 dhe kjo u realizua vetem nje dite me pare.

Top Channel