
Nicole Kidman dhe bashkeshorti Keith Urban dhuruan 500 mije dollare australiane per viktimat e zjarreve, qe perfshine vendin.
Cifti qe aktualisht nuk ndodhet ne vendlindje, u shfaq ne nje lidhje satelitore gjate apelit ne televizion per grumbullimin e fondeve per Kryqin e Kuq. 41-vjecarja tha se ndiente keqardhje per njerezit qe jane prekur nga tragjedia, ndersa bashkeshorti shtoi se zemra e tyre ndodhej prane familjareve qe kishin humbur te dashurit.
Anthony La Paglia, Orlando Bloom dhe Rachel Griffiths kane shprehur gjithashtu gatishmerine per te ofruar para. Edhe prezantuesja e njohur amerikane, Ellen DeGeneres, qe eshte martuar me aktoren australiane Portia de Rossi, transmetoi nje mesazh solidariteti me viktimat e zjarreve.
Top Channel