Hallunaj: “Fazllic” te Krimet e Renda

13/02/2009 19:45

Gjykata e Krimeve te Renda kerkon qe te kaloje ne kompetence te saj edhe gjykimi i dosjeve qe kane te bejne me pastrimin e parave, pasi sipas tyre kjo eshte nje veper me e rende nga celja e llogarive bankare anonime sepse kryhet ne forme te organizuar.

Propozimin e ka bere kryetari i kesaj gjykate, Dritan Hallunaj, gjate analizes vjetore te Krimeve te Renda, ne nje kohe qe gjyqet e pastrimit te parave, si pershembull ceshtja e Damir Fazlic, ndodhen nen juridiksionin e gjykatave te shkalles se pare.

Hallunaj foli gjithashtu edhe per shtyrjet e procesve e per shkak te avokateve. “Jane shqyrtuar 1125 ceshtje, kemi 145 kerkesa per gjykim, masa sigurie 277 dhe kerkesa per sekuestro 252. Tek gjykata e krimeve te renda kerkohen ceshtje qe kane te bejne me pastrimin e parave”, ka pohuar Hallunaj.

I pranishem ne analize ishte edhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kerkuar me shume angazhim nga kjo gjykate.

“Dhe do duhet te kerkohet me buxhetin e ri kosto shtese. Kjo eshte nje mangesi mosplanifikimi i kostove qe i duhen kesaj gjykate. Eshte mire qe me kushtet qe ka, kjo gjykate te beje punen e saj”, eshte shprehur Alibeaj.

Top Channel