" /> ">

Urdheri “Mjeshter i Madh” per rapsodin, Ali Mula

12/02/2009 16:45

Dekorimi nga Presidenti i Republikes me urdhrin “Mjeshter i Madh” i rapsodit Ali Mula, shenoi nje moment te vecante te Pallatin e Brigadave.

Muret e larta te sallonit ku mbahen zakonisht takime zyrtare dhe konferenca shtypi, kumbuan nga tingujt e daulleve dhe ciftelive.

Ansambli “Dardania” i Tropojes dhe Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve ekzeketuan repertorin folkloristik te rapsodit Ali Mula.

Tashme “Mjeshter i Madh”, Ali Mula ia ka kushtuar jeten e tij hulumtimit, mbledhjes dhe studimit te trashegimise folklorike te Tropojes dhe Malesise se Gjakoves.

Top Channel