Dogana, ankohet biznesi

12/02/2009 16:35

Biznesi ankohet se cmimet reference, qe perdorin doganat per mallrat e importit, shpeshhere shmangen nga kostoja reale e produkteve duke i ngarkuar ato me kosto shtese.

 “Transporti i konteniereve kushton 1 mije euro, ndersa ne paguajme reference per tre mije euro”, u shpreh Rakip Suli, nga Dhoma Amerikane.

Kurse Floreta Luli Faber po nga Dhoma Amerikane, u shpreh se faturat jane reale, por nuk merren parasysh se dogana thote qe nuk perputhen me cmimin e tregut, sidomos ne rastin e ofertave promocionale qe tashme po perhapen shume.

Nga ana tjeter drejtori i Vlerave ne Drejtorine e Doganave, Gent Celi, theksoi se nje produkt mund te jete edhe dhurate, po kjo nuk do te thote qe per te nuk duhet paguar dogane.
    
Per vitin 2009, Ministria e Financave i ka ngarkuar doganave qe te mbledhin edhe 12.5 miliarde leke me shume se viti i kaluar.

“Vemendja jone do te jete gjithnje e me shume edhe per ato biznese qe nuk ishin me peshe te konsiderueshme ne gjenerimin e te ardhurave”, u shpreh Perparim Dervishi, drejtor i Pergjithshem i Doganave.  
 
Biznesi i ka shprehur  keto shqetesime Drejtorit te Pergjithshem te Doganave gjate nje takimi te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise.

Top Channel