Demi Moore: Familja vjen para karrieres

12/02/2009 12:10

Demi Moore zgjedh familjen ne vend te karrieres. “Familja vjen ne radhe te pare, pasi ajo eshte vertete jeta jote”, ka deklarur aktorja nga Festivali i Berlinit, ku ka prezantuar komedine “Happy Tears”.

Ajo luan rolin e nje gruaje qe detyrohet te kujdeset per te atin, pavaresisht se ai po e cmend ate dhe te motren me manite e tij. Pritja per filmin, prodhim i pavarur, ka qene kontradiktore, por Moore nuk ka qene e shqetesuar.

“Filmat e pavarur nuk perbejne rrezik sic ndodhte me pare. Falenderoj bashkeshortin Ashton Kutcher, qe me jep kurajo dhe here pas here merr edhe disa dite pushimi per te me shoqeruar ne xhirime”, eshte shprehur aktorja.

Top Channel