Rama: Shqiperine e drejton nje komunist

11/02/2009 17:15

Kryetari i opozites zgjodhi kryeqendren e veriut, Shkodren per te prekur nje nga temat e forta te te komunizmit, pikerisht ne zonen, ku rezistenca ndaj komunizmit ka qene me e forte se kudo.

Ne takimin me rrjetin e vullnetareve ne Shkoder, Edi Rama shigjetoi ashper kundershtarin e tij politik kryeministrin e vendit.

“Nuk mund te parafytyronte askush qe 18 vjet me vone, Shqiperia do te ishte ne duart e nje komunisti. Ka plot 18 vjet qe papunesia rritet dhe 4 vjet te tjera si keto jane te paperballueshme”, u shpreh Rama.

Shefi i opozites perseriti akuzen me te forte te socialisteve ndaj qeverisjes ate per korrupsion, kur tha se korrupsioni thith energji dhe te ardhura nga organizmi i shoqerise per t’i derdhur ne xhepat e oborrtareve te pushtetit teksa politikanet ne pushtet betohen se do ta shfarosin korrupsionin.

“Asnjehere me pare, shqiptaret nuk e kane patur me te paster rastin per t’u ndare nga e vjetra, se me 28 qershori”, u shpreh Rama.

Rama iu beri thirrje vullnetareve ne Shkoder te mos lene bosh vendin qe i takon ne betejen mes se ardhmes dhe se shkuares, si nje nga rruget me te mira sic argumentoi ai per te lene gjurme ne histori.  

Top Channel