Koplik, rrezohet buxheti, PD e LSI bashkohen

10/02/2009 17:30

Ne bashkine e Koplikut ne Malesine e Madhe deshtoi perpjekja e drejtuesve bashkiake per te miratuar buxhetin e vitit 2009.

Shumica demokrate nuk mundi te kaloje buxhetin edhe pse mori voten e vetme qe LSI-ja ka ne kete keshill. Shkak ishin keshilltaret socialiste dhe disa parti te djathta qe votuan kunder. Mbledhja ka nisur me debate qe ne fillim.

Keshilltaret socialiste dhe te disa partive te djathta kane kundershtuar buxhetin i cili ne 55 perqind te totalit te tij shkon per shpenzime operative dhe blerje automjetesh.

Debatet kane nisur qe nga grantet e dhena per kete bashki dhe menyren e shpenzimit te tyre deri tek ndarja e buxhetit te vitit 2009. Ne fund eshte rene dakort qe te kerkohet hetimi i prokurorise per fondet. Sipas shifrave te buxhetit nga 53.6 milione leke 8.5 milione jane caktuar per investime, 200 mije per aktivitetet kulturore dhe 2.5 milione per ekipin e futbollit.

Ne fund nga 13, 6 keshilltare te djathte dhe nje i LSI-se votuan pro. 6 te tjere nga te cilet 3 socialiste ishin kunder.

Top Channel