Fansat shpërthejnë kundër Harry Styles pas publikimit të turneut të ri, kjo është arsyeja
Pertej Atlantikut eshte ajo qe vendos se kur, ku apo ke, por ceshtja ndryshon kur behet fjale per kontinentin e vjeter, aq me teper per Britanine e Madhe.
Paris Hilton, vajza e cila prej vitesh po terheq vemendjen e amerikaneve, nuk ka arritur te gjeje formulen e sakte per te bere te njejten gje edhe me evropianet. Gjate nje vizite ne Londer ajo kishte caktuar nje takim me princin Harry, te ndare para pak kohesh nga e fejuara Chelsy Davy. Por jo gjithcka ka shkuar sipas parashikimeve per Hilton, sepse djali me i vogel i familjes mbreterore i ka treguar se eshte ai qe merr vendimet.
Ne momentet e fundit, ai ka vendosur ta anuloje takimin dhe kjo ka lene nje shije te hidhur tek pasardhesja miliardere. Sipas nje burimi te afert me Hilton, princi do takohej me Paris diten e premte, por gjithcka shkoi si mos me keq, pasi ai nuk u paraqit ne vendin dhe oren e duhur.
“Ajo foli vete me Harry-n per takimin. U ndie keq kur mori vesh se takimi u anulua, por ata mund te takohen kur ajo te udhetoje serish drejt Londres. Paris mban kontakte me princin pasi e ka njohur vitin e shkuar”, shprehet nje mik anonim i Hilton.
Top Channel