Dy aksidente ne Tirane, nje i vdekur

09/02/2009 08:00

Dy aksidente ndodhen rreth mesnates brenda dhjete minutash ne afersi te Unazes se Re. Nje person humbi jeten dhe nje tjeter u plagos rende, ndersa te dy automjetet qe shkaktuan aksidentet e renda, u larguan nga vendi i ngjarjes.

Agim Shehu, nje 50 vjecar, u godit rende ne afersi te Shkolles Teknologjike dhe eshte ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Pak minuta me vone nje tjeter automjet i paidentifikuar perplasi ne toke nje 60 vjecar, duke e lende te vdekur ne vend.

Viktima e cila u dergua ne morg, ende nuk eshte identifikuar nga policia, e cila ka ngritur postblloqet dhe po punon per gjetjen e dy automjeteve qe shkaktuan aksidentet.

Top Channel