NATO, se shpejti ratifikimi nga Lisbona

06/02/2009 19:15

Portugalia pritet qe brenda nje kohe shume te shkurter te renditet ne listen e vendeve qe ratifikojne protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Kur procesi ende nuk eshte mbyllur nga 6 vende anetare, ministri i Jashtem portugez, Luis Amado informoi sot ministrin Lulzim Basha per miratimin e protokollit nga komisioni i politikes se jashtme.

Zoti Basha ishte ne Lisbone per te siguruar mbeshtetjen e Portugalise edhe per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Kete ceshtje, si dhe kerkesen per liberalizimin e vizave, ministri Basha e diskutoi edhe me ministrin e Jashtem spanjoll, vendi i te cilit merr presidencen e radhes se Bashkimit Europian ne gjashtemujorin e pare te vitit te ardhshem.

Ministri Basha u takua me homologun spanjoll ne Rome, ku vendet anetare te OKB-se diskutuan mbi mundesine e reformimit te ketij institucioni.

Pranine ne kete takim ministri Basha e ka shfrytezuar per t’u takuar me disa homologe, kryesisht nga vendet e Organizates Islamike, te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Top Channel