Mengjesi i lutjeve ne SHBA

06/02/2009 01:20

Roli i fese ne politiken amerikane ishte per presidentin amerikan Barak Obama kryefjale e mesazhit qe shefi i ri i Shtepise se Bardhe percolli ne mengjesin kombetar te lutjeve.

Para figurave nga e gjithe bota, Obama theksoi se dallimet fetare duhet t’i bashkojne njerezit dhe jo te krijojne percarje.

“E di qe ky mengjes ka nje histori te gjate ne Washington. Besimi ka qene dhe mbetet nje force e madhe drejtuese ne jetet tona. Pavaresisht nga zgjedhjet qe kemi bere per fete tona, te mos harrojme se asnje besim nuk ka ne thelb te tij urrejtjen. Nuk ka asnje Zot qe toleron marrjen e nje jete te pafajshme”, eshte shprehur Obama.

Ai e pershkroi takimin si nje prej rasteve te rralla, qe mbledhin ne Uashington pjesen me te madhe te botes ne nje aktivitet paqeje dhe vullneti te mire.

“Une s’jam naiv, nuk pretendoj qe ndasite te zhduken brenda nates e as nuk besoj qe pikepamjet e nje jete, krejt papritur nje dite te bukur te vaniten. Por ama besoj se nese flasim me njeri-tjetrin, hapur e ndershmerisht e nese lejojme miresine e Zotit te mbushe boshlleqet mes nesh, atehere ndoshta hendeqet e vjetra do te nisin te sheshohen”, tha Obama.

Top Channel