Belgjike, sulmohet mensa e nje shkolle

05/02/2009 23:35

Me pak se dy jave nga sulmi tragjik i cerdhes se Dondermondit, nje tjeter episod i shemtuar eshte shenuar ne Belgjike, ndonese jo i te njejtave permasa.

Nje grup adoleshentesh kane mesyre mensen e nje shkolle te qytetit Alleur, ne kohen kur femijet e fillores ishin duke drekuar.

Te rinjte nisen te godisnin e shkaterronin tryezat e bukes e te thyenin dritaret. Gjashte femije te moshes nga 7 deri ne 14 vjec si dhe dy punonjes te menses u plagosen dhe u evakuan prej andej nga stafi i emergjences.

Policia mundi te arrestoje vetem gjysmen e grupit te agresoreve, nje pjese te cileve kishin qene nxenes te shkolles ne fjale. Sipas deshmitareve, sulmi kish zgjatur gati 10 minuta.

Njera nga kuzhinjeret tregoi per “Reuters” se sapo kish pare te rinjte te versuleshin, disa me shkopinj ne duar, kish fshehur thikat, qe gjerat te mos perkeqesoheshin edhe me shume.

Top Channel