
Melissa Satta dhe Bobo Vieri i kane dhene fund historise 3 vjecare.
Ish velina dhe sulmuesi i Atlantas po kalonjne nje moment te veshtire edhe pse Satta vazhdon te jetoje ne pallatin e ish te dashurit deri ne momentin kur do akomodohet ne nje tjeter vend. “Preferoj te mos flas per kete gje. Kur te vije momenti do ta bej”, ka thene ish velina ne nje interviste per revisten “Chi”.
Kriza e ciftit doli ne siperfaqe papritur. Prej tre muajsh ata po jetojne mes uljeve dhe ngritjeve dhe as pushimet e festave ne Majemi nuk munden te ngrohin marredhenien.
Shpesh here kohet e fundit Melissa eshte pare ne shoqerine e mikeshave te saj, ndersa Vieri pelqen t’i kaloje netet duke luajtur poker. Gjithashtu ka zera se ne shtepine e futbollistit eshte pare nje ish e dashur e tij, por ende asgje nuk eshte vertetuar.
Top Channel