The Saturdays, 5 vajzat qe sfidojne Pussycat Dolls

04/02/2009 18:40

The Saturdays, keshtu quhet nje prej grupeve me te reja dhe premtuese te muzikes angleze, i perbere nga 5 vajza.

Una, Rochelle, Vanessa, Mollie dhe Frankie kane hedhur ne treg albumin e tyre te pare “Chasing Lights” duke u ngjitur deri ne vendin e trete te klasifikimit britanik. The Saturdays lindi ne fillim te vitit 2008, ku me e madhja e grupit eshte 27 vjecarja Una Healy, ndersa 4 vajzat e tjera jane te moshe mes 20 dhe 22 vjec.

Albumi i pare doli ne treg ne muajin tetor, ndersa kenga “If This Is Love” e publikuar qe ne korrik ka marre menjehere miratimin e publikut, duke u kthyer ne kolone zanore te mijera te rinjve. Hiti i dyte qe pati sukses titullohet “Up”, ndersa ne janar “Issues” konfirmoi talentin e vajzave. Albumi “Chasing Lights” pasqyron tinguj elektrike dhe balada romantike. Kenge te embla dashurie por brenda gjen edhe tekste te trishta.

“Jemi 5 vajza dhe secila ka stilin e vet te te kenduarit”, shprehet Vanessa. Por gjeja kryesore qe i bashkon te gjitha pjestaret e grupit eshte ideja per te konkurruar Pussycat Dolls, pasi mosha e re ua lejon te enderrojne nje sukses me te madh se koleget e tyre. 

 

Top Channel