Modelja e Playboy: Do fus Ronaldon ne shtrat

03/02/2009 13:10

Nje nga modelet e Playboy, qe kohe me pare joshi nje nga lojtaret e Manchester United, Dimitar Berbatov, ia ka vene syrin nje tjetri nga djajte e kuq.

Daniela Arnaut ka deklaruar se do beje gjithcka per te futur ne shtrat Cristiano Ronaldon dhe po planifikon te shkoje ne Britani per ta njohur ate me mire.

“Eshte seksi, ka nje te ardhme te shkelqyer perpara dhe miliona gra qe cmenden per te”, ka thene modelja bullgare per futbollistin portugez. “Mund t’i jap dicka, per te cilen te mendoje”, tha 24-vjecarja.

Lidhja e saj e fshehte e meparshme me Berbatov u zbulua pas dy vjetesh, ndersa futbollisti ishte i fejuar.

“Isha e dashuruar me te, ndihesha si princeshe”, ka treguar modelja, duke shtuar se e kishte joshur futbollistin me nje lap dance.

Top Channel