Furtuna e krizes vazhdon te godase SHBA

02/02/2009 17:55

Shpenzimet ne sektorin e ndertimit ne SHBA per muajin dhjetor kane zbritur me 1.4%, duke shenuar renien me te madhe qe nga korriku i 2008-es.

Per gjithe vitin 2008, shpenzimet per ndertime kane regjistruar nje renie rekord prej 5.1%, pas 2.6% te regjistruar ne 2007-en.

Nderkohe, renie ka pesuar per muajin e gjashte rresht edhe shpenzimi per konsum. Lajmin e ka bere te ditur Departamenti i Thesarit, qe ka saktesuar se shifra ne fjale ka arritur ne 1% ne muajin dhjetor, nga -0.8% qe ishte ne nentor.

Po ne dhjetor, te ardhurat personale ne SHBA kane regjistruar nje renie prej 0.2% kundrejt -0.4% ne nentor, duke kaluar keshtu parashikimet e analisteve qe mendonin se shifra do te kishte mbetur po -0.4%.

Top Channel