Afganistan, OKB: Bie prodhimi i opiumit
01/02/2009 17:20
Prodhimi i opiumit ne Afganistan ka rene me 6 perqind ne 2008-en. Lajmin e ka bere te ditur nje raport i zyres se Kombeve te Bashkuara Kunder Droges dhe Krimit, te bere publik sot.
Renia lidhet me thatesiren dhe fushatat qevritare, por edhe me cmimin e opiumit, i cili eshte pergjysmuar brenda nje viti.
Gjithashtu pothuajse eshte dyfishuar cmimi i grurit dhe misrit dhe shume qytetare kane preferuar te braktisin rritjen e lulekuqes.
Sot pothuajse te gjitha fushat qe merren me kultivimin e lulekuqes jane perqendruar ne jug dhe jugperendim, atje ku dhe aktiviteti talebane eshte me i forte.
Top Channel