SHBA, koha e keqe le pa drita Kentakin
31/01/2009 01:20
Nje stuhi e fuqishme dimri ka shkaktuar nderprerjen e energjise ne pjesen me te madhe te Kentakit, ne SHBA, duke filluar nga Teksasi deri ne Maine.
Autoritetet kete situate e kane cilesuar si me te keqen ne historine e shtetit amerikan.
“Eshte nje rremuje e papershkrueshme kudo”, eshte shprehur zedhenesi i sherbimit publik te Kentakit, Andrew Melnykovych.
Stuhia e akullit ka mbuluar gjithe zonen dhe situata pritet te perkeqesohet sipas parashikimit te meteorologeve.
Mediat amerikane raportojne per nente raste vdekjesh qe lidhen me temperaturat e ulta.
Top Channel