Irak, Al Zaidi votoi nga qelia

31/01/2009 16:20

Muntazer al Zaidi, gazetari qe goditi me kepuce presidentin Bush, ka votuar sot nga burgu per zgjedhjet provinciale qe po mbahen ne 14 provinca irakene.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet irakene. “Al Zaidi votoi, por nuk dihet se kujt ia ka dhene voten”, kane deklaruar burimet.

Nderkohe, monumenti i kepuces qe u hodh kunder ish-presidentit amerikan, i cili arriti te shmangej, u hoq sot nga qendra e qytetit te Tikritit.

Top Channel