
Nga Mister Bean tek Charles Dickens. Rowan Atkinson ndryshon imazh duke luajtur ne teatrin “Theatre Royal Drury Lane” te Londres, pjesen “Oliver” te shkruar nga Dickens.
Nje sukses i padiskutueshem per aktorin komik britanik, ndaj te cilit ka pasur edhe kritika ne lidhje me veshtiresite qe ai ka hasur. “Oliver” eshte versioni mjuzikell i pjeses “Oliver Twist”, romani me i famshem i shkrimtarit anglez.
Deri ne keto momente, arketimi i biletave ka shkuar deri ne 15 milione sterlina per te pare historine e jetimit qe ne Angline e Viktorias beri gjithcka per te jetuar.
Eshte ai, Fagin, drejtuesi bandes se hajduteve dhe kerkuesi mallrave te humbur. Nje rol dramatik, nepermjet te cilit Atkinson ka treguar se nuk eshte i zoti vetem ne gjinine e komedise.
Top Channel