Banda e Lushnjes, thirret per deshmi deputeti Bano

30/01/2009 15:25

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te therrase per te deshmuar ne senacat e radhes deputetin e Partise Demokratike, Ilir Bano. (UPDATE)

Kerkesa erdhi nga avokati Vladimir Mece, fill pas deshmise se Pellumb Meces. Deshmitari tha se nen kercenimin e armeve ishte marre se bashku me vellane e tij dhe ishte derguar nga tre prej te pandehurve ne disa dhoma izolimi, ne nje ndertese qe perdorej nga banda e Lushnjes. Ne momentin qe kishte hyre aty, kishte degjuar nje debat mes ish-kryetarit te Partise Demokratike te Lushnjes, aktualisht deputet i kesaj partie, Ilir Bano, me anetaret e bandes.

Mbrojtja e te akuzuarve ka kerkuar vertetimin e kesaj deshmie me ane te vete deputetit, per te vertetuar pranine dhe shkakun e saj ne mjediset qe kontrolloheshin nga banda. Bashkeshortja dhe vellai i viktimes Masar Aliu, per vrasjen e te cilit akuzohet banda ne fjale, thane ne proces se nuk dinin asgje rreth ngjarjes. Ata kane deshmuar njeri pas tjetrit se asnjehere nuk e kane marre vesh se kush e vrau te afermin e tyre.

Deshmi renduese ndaj bandes dha vetem Virgjil Haxhiu, i cili rrefeu se, ishte marre peng nga persona te armatosur dhe me maska dhe ishte derguar per t’u marre ne pyetje nga Alfred Shkurti. Me pas ishte liruar se bashku me gruan, kunaten dhe nipin, pas nderhyrjes se nje te njohuri te tij.

Top Channel