Lushnje, buxheti 2009 ne dileme

29/01/2009 20:30

Bashkia e Lushnjes eshte bashkia me e madhe ne vend qe drejtohet nga LSI. Kryetari i saj Albert Sanxhaku eshte zgjedhur ne vitin 2007 me votat e koalicionit mes socialisteve dhe LSI.

Keshilli bashkiak i Lushnjes diskuton dhe voton te premten buxhetin per vitin 2009. Bashkiaket, mes te cileve socialistet qe kane grupin me te madh, pritet te japin voten e tyre pro apo kunder ketij buxheti.

Vitin e kaluar buxheti u miratua nen nje klime me te qete politike, por buxheti i vitit 2009, megjithese u miratua nje here ne keshillin bashkiak, me votat e PS dhe LSI, u kthye mbrapsht si i parregullt nga nenprefekti i Lushnjes.

Por qe nga ajo kohe, per shkak te ngjarjeve ne keshillin bashkiak te Tiranes, raporti i permbysur ne Lushnje, ku kryetari i bashkise eshte i LSI dhe mazhoranca ne keshillin bashkiak eshte e PS, e ka vene ne dyshim votimin dhe miratimin te premten te buxhetit te bashkise se Lushnjes.

Buxheti i bashkise eshte gjithesej 400 milione leke dhe keshilltaret socialiste kane verejtur disa parregullesi dhe mangesi. Buxheti i miratuar ne dhjetor te vitit te kaluar eshte kthyer nga nenprefekti per shkak te mos zbatimit te ligjit te metodologjise se planifikimit te buxheteve vendore.

Akt rakordimi i te ardhurave dhe shpenzimeve te trasheguara dhe faturat qe kane ngelur pa u paguar, si dhe nuk eshte mbajtur akt rakordimi me degen e thesarit. Nje tjeter verejtje per kete buxhet jane edhe disa pika te vendimeve te buxhetit qe jane gjetur ne kundershtim me ligjin.

Nderkohe, thuhet se ne buxhet nuk jane pasqyruar te ardhurat dhe detyrimet. Keto defekte e rrezikojne seriozisht kete buxhet, megjithate socialistet ende s’e kane bere te ditur voten e tyre, pro apo kunder.

Mesohet se mengjesin e se premtes para mbledhjes se keshillit bashkiak, keshilltaret socialiste do te diskutojne me te derguar nga selia ne Tirane per te vendosur. Socialistet ne Lushnje kane 10 keshilltare, demokratet 7 dhe LSI vetem 5.

Keshilltaret e tjere perfaqesojne shume parti te vogla te majta dhe te djathta. Nese socialistet do te votojne per qytetaret e Lushnjes apo interesat e tyre politike, kjo do te behet e ditur se shpejti.

Top Channel