Biberaj: Shkarkimin e mora vesh nga mediat

29/01/2009 21:25

Ish-kryetari i delegacionit shqiptar ne Komisionin Evropian, Aleksander Biberaj ka deklaruar se lajmin per shkarkimin e tij nga ky post e ka marre vesh nga mediat kur ndodhej ne SHBA.

I ftuar ne emisionin “Top Story” ne TCH, deputeti demokrat ka nenvizuar se nuk ka marre asnje komunikim zyrtar nga strukturat e shtetit per kete veprim.

“Isha i ftuar ne ceremonine e inaugurimit te presidentit Barack Obama dhe gazetaret me informuan se isha shkarkuar. Jam lidhur me zotin Berisha, zonjen Topalli dhe zotin Patozi dhe nuk kam marr asnje pergjigje. Jam lidhur me pas perfaqesuesin e KE, qe me informoi se qeveria kerkon zevendesimin tim me zotin Rusmali. Pas kesaj filluan komunikimet mediatike lidhur me kete ceshtje”, ka pohuar Biberaj.

Ai e vlereson veprimin e kryeparlamentares Topalli ne kundershtim me etiken dhe rregulloren e Parlamentit dhe thekson se ende nuk i eshte bere e ditur arsyeja e shkarkimit te tij.

“Eshte nje levizje qe bie ne kundershtim me rregulloren e Parlamentit dhe me etiken e bashkepunimit, pasi une jam koleg me spikeren e Parlamentit. Gjithashtu, une jam anetar i PD, i kryesise se partise dhe kam punuar me perkushtim. Une nuk kam asnje arsye per kete levizje pasi nuk kam pasur nje komunikim zyrtar”, ka shtuar Biberaj.

Top Channel