
Eshte nje nga filmat me te vleresuar pasi triumfoi ne Golden Globes dhe ka marre 10 kandidatura per cmimin Oscar, por ne kulmin e triumfit te “The Millionaire” kane plasur polemikat.
Femijet qe kane marre pjese ne xhirime vazhdojne te jetojne ne varferi te plote. Rubina Ali dhe Azharuddin Ismail shprehen se jane paguar shume pak per rolet dhe ata vazhdojne te jetojne ne periferine e Mumbait bashke me familjet e tyre.
Sipas tabloidit “Daily Telegraph”, prinderit e femijeve kane akuzuar producentet per shfrytezim te te miturve, duke i paguar respektivisht me 500 dhe 1700 sterlina per nje vit pune. Nga ana tjeter, regjisori Danny Boyle eshte shprehur se ka grumbulluar nje fond per dy femijet, te cilet tashme shkojne ne shkolle dhe marrin nga 20 sterlina ne muaj per te blere librat.
Producenti Christian Colson ka theksuar gjithashtu se ne momentin qe femijet do mbushin 18 vjec, do marrin nje tjeter shume te konsiderueshme. “Nga parate e tyre nuk na ka tepruar asgje. I kemi shpenzuar per semundjen time. Besoj se femijet jane tradhetuar nga drejtuesit e filmit”, shprehet babai i djalit, Mohammed Ismail. Te njejten gje ka konfirmuar edhe i ati i vajzes.
Top Channel