Winehouse tenton te shpetoje martesen
27/01/2009 13:30
Amy Winehouse po ben perpjekjen e fundit per te shpetuar martesen. Kengetarja ka paraqitur nje kerkese per te vizituar bashkeshortin Blake Fielder Civil ne burg dhe do te kthehet nga pushimet ne Santa Lucia.
Edhe pse ishte ajo qe kerkoi nisjen e procedurave te divorcit, Amy ka nderruar mendje, pasi Blake i dorezoi dokumentat dy jave me pare.
Nje mike e saj tha se britanikja po perpiqet te rregulloje gjerat dhe nese Blake do te pranoje, do te kthehet serish tek ai. “Te shohim se cilin do te pranoje, Amy-n, apo parate”.
Lajmi mund te jete nje goditje per partnerin e saj te fundit Josh Bowman, me te cilin Amy kaloi dite te zjarrta ne ishull.
Top Channel