Obama i shtrin doren e miqesise Iranit

27/01/2009 11:50

Presidenti amerikan Obama ka shfrytezuar intervisten e tij te pare televizive pas marrjes se postit, per t’i shtrire doren e bashkepunimit botes islame, duke thene se amerikanet nuk jane armiqte e saj.

Duke folur ne televizionin Al Arabija, Obama theksoi se SHBA do t’i shtrije doren e miqesise Iranit, nese ai hap grushtin, ashtu sic kishte theksuar edhe ne fjalimin e 20 janarit. Presidenti pranoi gjithashtu se Amerika disa here ka bere edhe gabime, por administrata e tij do te jete me e hapur.

“Eshte e rendesishme per ne t’u bejme te besoni se po perdorim pushtetin tone, perfshire dhe diplomacine ne marredhenien tone me Iranin”, ka deklaruar Obama.

Top Channel