Withers-Topit: Zgjedhjet, kusht per ne NATO

26/01/2009 16:45

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka zhvilluar sot nje takim me presidentin Bamir Topi, te cilit i ka bere te qarte se liria e zgjedhjeve te ardhshme eshte thelbesore per proceset integruese te vendit.

“Zgjedhjet e lira jane nje hap i domosdoshem per anetaresimin ne NATO”, ka deklaruar Withers, i cili nga ana tjeter ka rikonfirmuar mbeshtetjen e SHBA ne kete proces.

“SHBA do te vazhdojne me mbeshtetjen e tyre dhe administrata Obama do t’i kushtoje vemendje hapave te Shqiperise drejt demokracise”, ka pohuar nder te tjera Withers.

Ndersa Topi nga ana e tij ka shprehur mirenjohjen e Shqiperise per mbeshtetjen e Amerikes, si dhe gatishmerine per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve.

“Shqiperia i eshte mirenjohese SHBA per mbeshtetjen. Ajo do te vazhdoje te jete aleat i Amerikes. Dy vendet do te thellojne me tej marredheniet mes tyre”, ka pohuar Topi.

Nder te tjera presidenti dhe diplomati amerikan kane diskutuar edhe per ligjin e dosjeve dhe zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi.

Top Channel