Nje studente nga Indiana fiton Miss Amerika
26/01/2009 11:30
22-vjecarja Katie Stam eshte zgjedhur Miss Amerika 2009.
Bukuroshja, studente ne Universitetin e Indianapolis, Miss Indiana, ka triumfuar mes konkurenteve te tjera ne nje spektakel te zhvilluar ne Las Vegas. Eshte hera e pare qe nje bukuroshe nga Indiana fiton kuroren e me te bukures.
Per nje jave Katie u perball me nje infeksion ne fyt, por kenga e kenduar prej saj, «Via Dolorosa», pati shume sukses ne garen e talenteve te Miss-eve.
Pamja e saj me bikini e bindi perfundimisht jurine se ishte me e mira. Mbreteresha e re e bukurise amerikane u shpreh se nje nga deshirat e saj ishte te punonte ne televizion.
Top Channel