Kriza, “GM” vazhdon t’i afrohet humneres

26/01/2009 18:55

“General Motors” vazhdon te ndjeje pasojat e krizes globale financiare. Gjigandi i automjeteve, qe aktualisht ndodhet ne prag te falimentimit, ka vendosur te shkurtoje 2 mije vende pune ne Ohajo dhe Micigan.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave vendimi ne fjale merret si pasoje e renies se shitjeve te makinave.

Sipas burimeve, frika per falimentim ekziston edhe tek kompani te tjera prodhuese ne Amerike, te cilat mund t’i kerkojne qeverise 10 miliarde dollare me shume nga sa ishte parashikuar ndihma per te mbijetuar.

Edhe me pare “GM” kishte paralajmeruar shkurtime ne radhet e stafit te saj, madje kishte filluar te kursente duke fikur dritat e selise se saj.

Top Channel