
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama i ka kerkuar Ministrise se Ambientit qe te rishikoje vendimin lidhur me kufijte e gazrave qe leshojne makinat ne Kaliforni dhe ne shtetet e tjera te Amerikes.
Ne nje konference per shtyp te mbajtur sot ne Uashington, Obama ka njoftuar edhe standartet e reja per uljen e konsumit te automjeteve.
“Brenda vitit 2011 standartet per konsumimin e automjeteve duhet te jene me te ashpra”, ka pohuar kreu i Shtepise se Bardhe.
Pa iu pergjigjur pyetjeve, Obama ka sqaruar se objektivi eshte qe te ulet ne menyre drastike vartesia e SHBA ndaj naftes.
“Duam t’i bejme te qarte botes se Amerika eshte gati te drejtoje. Per te mbrojtur klimen tone dhe sigurine kolektive duhet te organizojme nje koalicion global, ne menyre qe te kemi garancine qe vende si Kina dhe India te luajne rolin e tyre, ashtu sikurse ne do te luajme tonin”, eshte shprehur Obama.
Top Channel