Milan, spektakel ne Bolonja

25/01/2009 18:35

Milani ka shkaterruar 1-4 Bolonjen ne javen e 20-te te Serise A. Shume shpejt qe ne minuten e 9 kuqezinjte kane pare veten ne disavantazh pas nje goli te Di Vaio te shenuar me ane te nje 11-metershi. Por ky rezultat ka zgjatur vetem 4 minuta kur Sedorf barazon ne 1-1 lojen.

Nje nderhyrje e gabuar ndaj Zambrotes sjell nje 11-metersh ne favor te Milanit i cili shnderrohet ne gol nga Kaka. Ka qene pikerisht braziliani i cili ne perfundimin e pjeses se pare shenon nje tjeter gol duke mbyllur gjithcka te ketij takimi.

Pjesen e dyte Bolonja e fillon me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Mudingajit. Milani i avantazhuar edhe nga epersia numerike shenon edhe golin e 4 me Devid Bekham, i pari per te me fanellen kuqezi.

Kjo fitore e con Milanin ne kuoten e 40 pikeve 3 me pak se Interi qe do te zhvilloje ne 20:30 ndeshjen e javes kunder Sampdorias.

Edhe Roma vazhdon serine e sukseseve. Skuadra e Spaletit ka mundur ne kete fundjave 0-3 Napolin. Filip Mekses hap serine e golave per Romen qe ne minuten e 18, nderkohe qe mbrojtesi tjeter Huan shenon golin e dyte brenda 45 minutave te para.

Ne te dyten malazezi Vucinic shenon edhe golin e trete qe i jep Romes mundesine te afrohet ne vendin e gjashte me 33 pike aq sa edhe Napoli i vendit te peste.

Nderkohe surpriza e kesaj fundjave te Serise A ka qene humbja 1-4 e Lacios me Kaliarin. Edhe pse lacialet shenojne te paret qe ne minuten e 4-t, rezultati barazohet 2 minuta me pas nga Jeda dhe ka qene serish ai i cili ne minuten e 9 shenon edhe golin e avantazhit.

Akuafreska shenon golin e trete per Kaliarin dhe Matri vulos fitoren me golin e katert brenda pjeses se pare. Nderkohe per Lacion akordohen dy 11-metersha te cilat u humben nga Roki dhe Zarate.

Top Channel