France, moti i keq, bie niveli i alarmit

25/01/2009 09:40

Kane rifilluar mengjesin e sotem ne jug-perendim te Frances operacionet e shpetimit pas stuhise se dhunshme qe perfshiu dje zonen.

Ne rajon rreth 230 mije persona kane mbetur pa energji elektrike, bejne te ditur autoritetet lokale te cilat shtojne se niveli i alarmit ka zbritur nga ngjyra e kuqe ne ate portokalli ne te gjitha zonat jug-perendimore.

Nderkohe, ererat vazhdojne te fryjne dhunshem ne Languedoc-Roussillon, pasi arriten shpejtesine maksimale prej 192 kilometrash ne ore. Sot presidenti Nicolas Sarkozy do te vizitoje zonat me te goditura nga stuhia.

Top Channel