Vdes modelja braziliane, Mariana Bridi da Costa
24/01/2009 10:35
Vdes modelja 20-vjecare braziliane, Mariana Bridi da Costa.
Ajo vuante prej disa javesh nga nje semundje e pasherueshme, (septicemia), qe shkakton helmim te gjakut nga mikrobet.
Mjeket i prene asaj kembet dhe duart, pasi gjendja ishte perkeqesuar, ndersa mengjesin e sotem modelja nderroi jete. Me pare ne perpjekje per t’i shpetuar jeten, mjeket i kishin hequr asaj nje pjese te stomakut dhe te dy veshkat.
20-vjecarja qe ka marre pjese ne Miss World dhe Miss Universe, deri pak muaj me pare vazhdonte te punonte si modele, por tashme endrrat e saj moren fund fund.
Septicemia eshte nje semundje e rralle, qe shkakton furnizimin e pamjaftueshem me gjak dhe con ne shkaterrim te organeve.
Top Channel