Scorpions: Kemi mberritur ne fund te rruges

24/01/2009 17:45

Ne nje lajmerim te postuar sot ne websitin zyrtar, veteranet gjermane te hard rock-ut, Scorpions kane njoftuar fansat per vendimin e tyre per t’i dhene fund karrieres se grupit.

“Ndersa po punonim per albumin tone te ri gjate muajve te fundit, arritem te ndjenim se sa e fuqishme dhe kreative ishte puna jone, dhe se sa kenaqesi marrim ende nga ky proces. Por kuptuam edhe dicka tjeter: duam qe karriera e jashtezakonshme e Scorpions te perfundoje ne nje moment te mire. Jemi shume mirenjohes per faktin qe kemi ende te njejtin pasion per muziken qe kemi pasur qe nga fillimi. Per kete arsye, pikerisht tani, kemi rene dakort se kemi arritur ne fund te rruges” – thuhet ne lajmerim.

Scorpions publikojne ne mars te ketij viti albumin e tyre te fundit, “Sting in the Tail” qe ata e konsiderojne nje nga me te miret e karrieres se tyre. Albumi do te pasohet nga nje tur lamtumire qe do te nise nga Gjermania dhe qe do te preke pese kontinente.

Top Channel