
Hamdi Salihi rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë. Këtë e ka bërë dje, në një ndeshje miqësore, ku skuadra e tij, SV Josko Fenster Ried, luajti kundër ekipit të Fc Ingolstadt, të humbur me rezultatin 3-4.
Në këtë takim, bomberi shqiptar ka shënuar një dopjetë. Skuadra e Fc Ingolstadt ka arritur të përmbysë dizavantazhin 1-3, duke e kthyer atë 4-3 në favorin e saj.
Në pjesën e parë, Riedi udhëhiqte me rezultatin 2-1 falë kolit të Kovaçeviç (9’) dhe Salihit (43’). Në pjesën e dytë, sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe golin e tretë (të dytin personal) nga pika e 11-metërshit.
Por kjo nuk ka mjaftuar. Gjithsesi, në takim është vënë re një paraqitje e mirë e Salihit. Ndërsa Jahmir Hyka ka luajtur vetëm pak minuta në fundin e miqësores që Mainci ka humbur dje 0-5 ndaj Bajernit të Mynihut.
Top Channel