Pennant: Benitez nuk i pelqen lojtaret angleze

24/01/2009 16:00

Jermaine Pennant e nisi sezonin me Liverpool por perfundoi tek Portsmouth, tashme po pret me padurim per te filluar aventuren e tij te re larg “Anfield Road”.

Pas largimit nga skuadra “The Reds”, lojtari anglez leshon nje lume akuzash ndaj ish trajnerit te tij, Rafa Benitez. “Sezonin e shkuar luajta 34 ndeshje dhe dy sezone me pare nje finale te Champions League, por nuk e di cfare ka ndodhur ne mendjen e Benitez. Mendoj se atij nuk i pelqen mentaliteti anglez, duke pare qe ne skuader ka pak te tille. Edhe tek Arsenal me ndodhi nje gje e tille dhe mund te them se nuk kam shume fat me trajneret e huaj”, shprehet lojtari 34 vjecar.

Me tej, ai vazhdon te thumboje teknikun spanjoll. “Shume prej shokeve te mi nuk arrinin te kuptonin pse Benitez nuk me aktivizonte dhe gjeja me e shemtuar ishte stervitja i vetem te shtunen pasdite. E njejta gje i ndodhi edhe Crouch, i cili u largua”, perfundon Pennant.

Top Channel