Kufiri Egjipt-Gaza, dyfishohen ushtaret

24/01/2009 20:35

Izraeli ka pranuar propozimin e Kajros per dyfishimin e ushtareve ne kufirin mes Gazas dhe Sinait, pasi e ka refuzuar kete gje per 8 vjet rresht.

Lajmin e ben te ditur nje gazete panarabe. Marreveshja e paqes se “Camp David” mes Izraelit dhe Egjiptit parashikon instalimin e 750 ushtareve egjiptiane ne kufi por tashme numri i tyre do te shkoje 1500.

Nderkohe, levizja integraliste palestineze e Hamas ka propozuar rihapjen e pikes kufitare te Rafahut mes Egjiptit dhe Rripit te Gazes. Gjate bisedimeve te zhvilluara ne Kajro, Hamasi ka vene si kusht te hapjes se kufirit, qe perfaqesuesit e Autoritetit Palestinez qe duhet te kalojne kete pike kufitare, te jene rezidente ne Gaza.

Top Channel