Guantanamo: Malajzia pranon riatdhesimin e 2 personave

24/01/2009 09:00

Qeveria malajziane eshte shprehur e gatshme te mbeshtese dy shtetasit e saj, qe mbahen te burgosur ne Guantanamo.

Qe prej dy vjetesh ata ndodhen ne burgun, per te cilin presidenti Obama firmosi mbylljen, por pa mundur te kene kontakte me autoritetet malajziane.

Njeri prej tyre dyshohet si mbeshtetes i grupit islamik aziatik Jemaah Islamiya, ndersa tjetri si kontribues ne transferimin e fondeve te Al Kaedas.

Kryeministri Abdullah Ahmad Badawi ka bere te ditur se ata do te gjykohen dhe nese do te jete e nevojshme do te vuajne denimin ne atdhe.

Top Channel