Ermal Kuqo, 3 ose 4 javë jashtë parketit

24/01/2009 10:35

Ermal Kuqo dëmtohet në këmbën e majtë dhe do të jetë i detyruar që të qëndrojë për 3-4 javë larg fushave të lojës.

Basketbollisti shqiptar, i cili është pjesë e përfaqësueses turke, u lëndua në sfidën që Pamesa humbi përballë Fuenlabradas. Rezultati final 77-64 nuk ishte lajmi i vetëm negativ për klubin nga Valencia, që u detyrua të luante gjatë gjithë pjesës së dytë pa Kuqon.

Të enjten, pas rezonancës magnetike, stafi mjekësor dhe 28-vjeçari morën lajmin e keq: problemi është më serioz nga sa u mendua në fillim dhe sportisti nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për afro një muaj.

Prej kësaj mungese, Kuqo do të humbasë të paktën shtatë ndeshje, ndërmjet sfidave në Ligën ABC (kampionati elitar spanjoll i basketbollit) dhe ndeshjeve të Eurokupës, ku Pamesa është kualifikuar mes 16 ekipeve më të mira.

Top Channel