Guantanamo, ish-i burgosuri, kreu i Al Kaedes

23/01/2009 21:15

Eshte vene re dhe pengesa e pare ne rrugen drejt mbylljes se burgut famekeq te Guantanamos, nga ana e presidentit amerikan Barack Obama.

“New York Times” ka bere te ditur se nje nga ish-te burgosurit aktualisht eshte nje nga kreret e deges se Al Kaedes ne Jemen.

Lajmi ka bere qe te ngrihen shqetesimet e parlamentareve republikane ne SHBA, te cilet kane dale hapur kunder iniciatives se presidentit demokrat.

Salid Ali al Shihri, i dyshuar si i perfshire ne atentatin kunder ambasades amerikane ne Sana’a, ishte debuar ne 2007-en drejt Arabise Saudite, ku i ishte nenshtruar programit te rehabilitimit te xhihadisteve.

Top Channel