Take That: Jemi fajtore per largimin e Robbie

22/01/2009 12:45

“Take That” e kane pranuar fajin per largimin nga grupi te ish-pjesetarit Robbie Williams dhe kane perseritur kerkesen per ribashkimin me te.

Gary Barlow ka deklaruar se ishin disa ngjarje, qe duhet t’i kishin kuptuar dhe qe detyruan Williams te largohet nga grupi ne 1995.

“Kjo eshte keqardhja ime. Nuk kuptova shenjat, ne fakt asnje nga ne s’i kuptoi”, tha ai. Kengetari iu referua varesise se kengetarit nga alkooli dhe droga, qe e cuan edhe ne rehabilitim dhe drejt largimit ne Los Anxhelos.

Megjithate, disa muaj me pare grupi njoftoi se ishte gati te mirepriste rikthimin e Robbie dhe shpreson se kjo do te ndodhe nje dite.

Top Channel