Leskaj: Betimi i Obames, ceremoni historike

22/01/2009 18:50

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, e cila ndodhet ne SHBA ku mori pjese ne ceremonine e betimit te presidentit te ri Barack Obama, e ka cilesuar ate si nje ceremoni historike.

“Ishte nje dite historike, nje ceremoni madheshtore me nje pjesemarrje te papare. Me kete dua te them se kjo ka te beje jo vetem me numrin, por me njerez qe e perjetonin emocionalisht betimin. Ka ardhur ne pushtet nje njeri qe ka deklaruar bashkimin dhe se do t’i beje punet bashke me njerezit”, ka pohuar Leskaj ne nje interviste per VOA.

Deputetja socialiste ka shprehur bindjen e saj se me ardhjen ne pushtet te presidentit te ri amerikan, e gjithe bota do te ndryshoje.

“Ceremonia reflektonte ndryshimin e premtuar nga vete Obama. Ai eshte nje president qe premtoi me shume se cdo president tjeter dhe qe e fillon diten e punes me premtime. E gjithe bota do te jete ndryshe me Barack Obama dhe Hillary Clinton”, ka deklaruar Leskaj.

Me tej, duke e vene theksin tek zhvillimet ne Shqiperi, Leskaj i ka bere thirrje qeverise qe te marre shembull nga zgjedhjet presidenciale ne SHBA dhe te garantoje zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme edhe ne Shqiperi.

“Shpresoj qe zgjedhjet ne SHBA te jene nje leksion demokracie per Shqiperine, e ne vecanti per qeverine qe ka ne dore gjithe infrastrukturen zgjedhore. Eshte nje nga sfidat me te medha per Shqiperine, qe pret anetaresimin ne NATO dhe ndodhet para sfides se dyte per marrjen e statusit te kandidatit”, ka nenvizuar Leksaj.

Sipas saj, pergjegjesia me e madhe per zgjedhjet e ardhshme bie pikerisht mbi qeverine, pasi ajo ka ne dore infrastrukturen dhe kartat e identitetit me te cilat pritet qe qytetaret te votojne.

“Ishte nje arritje e madhe konsensusi per Kodin Zgjedhor, por kjo nuk eshte gjithcka. Nese nuk garantohet infrastruktura zgjedhore, atehere zgjedhjet do te deshtojne dhe PS nuk eshte bashkepronare ne kete drejtim. Gjithashtu, ka nje pikepyetje per kartat e identitetit te cilat mund te vene ne rrezik procesin. Ne qe nje vit perpara kemi insistuar per zgjidhjen e ceshtjes se kartave te identitetit dhe qe te kishte nje plan per pajisjen e qytetareve. Duhet te pajisen njehere njerezit pa pasaporte dhe kete ia kemi kerkuar edhe qeverise”, ka deklaruar Leskaj.

Ne perfundim te intervistes, kryetarja e grupit kuvendor socialist eshte ka refuzuar te beje komente mbi listat e kandidateve, duke e cilesuar si nje proces qe eshte ende heret per t’u trajtuar. “Eshte heret per te folur per listat e kandidateve, por PS i ka paraprire ndryshimit te sistemit. Ne jemi te gatshem te hyjme ne nje fushate fituese zgjedhore”, ka shtuar Leskaj.

Top Channel