Gwyneth Paltrow, skena erotike ne “Two Lovers”

22/01/2009 13:05

Gwyneth Paltrow shnderrohet ne femer fatale, provokuese dhe sensuale ne filmin e saj te ri “Two Lovers”.

Filmi do te shfaqet ne kinemate amerikane ne 13 shkurt. Paltrow luan rolin e nje fqinje misterioze dhe seksi, qe zhvishet ne dritare dhe ben seks ne telefon me fqinjin e saj, qe interpretohet nga Joaquin Phoenix.

Filmi i regjisorit James Gray pershkohet nga disa skena erotike dhe ne njeren prej tyre aktorja zbulon edhe gjoksin.

Filmi trajton historine e Leonard Kraditor (Joaquin Phoenix), qe pas nje periudhe te veshtire dhe nje tentative per vetevrasje, largohet nga shtepia e prinderve. E ema mundohet ta qetesoje duke e njohur me nje vajze, marredhenia me te cilen shkon mire deri ne momentin qe shfaqet Paltrow.

Ajo perpiqet me cdo kusht te terheqe vemendjen e djalit, nga telefonatat erotike, deri tek zhveshja ne dritare.

Pavaresisht nje roli krejtesisht te ri, Paltrow eshte vleresuar pozitivisht ne Festivalin e Kanes, ku eshte prezantuar filmi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta