Obama Day, njerezit ne radhe per ceremonine

20/01/2009 12:00

Qendra e kryeytetit amerikan, Uashington, eshte kthyer ne nje zone super te mbrojtur, ndersa pak ore mbeten nga betimi i presidentit Obama.

Njerezit vazhdojne te grumbullohen drejt qendres ne kembe, metro apo autobuse, per te marre pjese ne festimet e te ashtuquajtures Obama Day.

Trenat dhe stacionet po kontrollohen nga forcat e rendit, ndersa ne rruget qe te cojne ne National Mall dhe Pennsylvania Avenue, dy pika kyce te festimeve, kane mberritur mijera njerez, ndonese temeperaturat jane nen zero.

Ne pikat e kontrollit te sugurise gjate nates dhe oret e para te mengjesit jane vene re radhe te gjata njerezish, qe presin te kalojne ne Pennsylvania Avenue, prane Shtepise se Bardhe dhe Capitol Hill.

Top Channel