U2, “Get on your boots” transmetohet ne radio

19/01/2009 18:50

Perfundon pritja e gjate e fansave te grupit irlandez U2 per te degjuar nje kenge te re.

Qe prej dites se sotme, ne radiot e mbare botes eshte transmetuar kenga “Get on your boots”, pjese e albumit “No line on the Horizon” qe pritet te dale ne muajin mars. Pjesa eshte nje miksim mes historise moderne dhe asaj te shkuar te grupit.

Per kete kenge Bono & Co kane punuar ne Marok per te marre nga vendi afrikan nje pjese te motive te muzikes krahinore te zones Faz. Nderkohe, banda irlandeze nuk ka munguar as ne koncertin madheshtor te organizuar ne Uashington ne prag te ceremonise se betimit te presidentit Barak Obama.

Top Channel