Milano, shqiptari plagoset me thike
18/01/2009 12:55
Nje shqiptar 38 vjecar ka marre plage te renda mbremjen e djeshme ne nje lokal te qytetyit te Milanos.
Sipas faqes se internetit te gazetes Corriere Della Sera, shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte goditur me nje thike ne mushkeri dhe mjeket po bejne gjithcka qe gjendja e tij te stabilizohet.
Ngjarja ndodhi ne pjesen e jashtme te lokalit, ndersa ne deshmine e tij dhene policise, 38 vjecari ka treguar se plagen e mori ne momentin qe po tentonte te ndante nje grup amerikano-jugoresh te cilet po perlesheshin.
Top Channel